Ndarja nga jeta e Vera Zhejit, reagon presidenti Begaj: Zëri ikonik i Radio Tiranës! Do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës

Aug 18, 2024 | 10:34
SHPËRNDAJE

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetares dhe aktores së mirënjohur, Vera Zheji.

455876803_475758788563230_1611705626984609357_n

Kreu i Shtetit shprehet se Vera Zheji ishte zëri ikonik i Radio Tiranës dhe se do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës.

“U nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës.

Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë.

Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkroi presidenti Begaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura