Ndërhyrja e paligjshme në ‘Prestige Resort’, zëvendëspresidentja e ‘Hysenbelliu Group”: Rama ka dhënë idetë se si duhej të ishte projekti, kërkoi të ndërtonte një ishull në mes të detit

Sep 2, 2022 | 9:32
SHPËRNDAJE

Zëvendëspresidentja e ‘Hysenbelliu Group’, Fabiola Hysenbelli pohoi se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor për ndërhyrjen e paligjshme të IKMT në Prestige Resort.

Fabiola-Hysenbelli-765x450

 

Ajo tha se Rama kërkoi që të ndryshohej politika editoriale, ndërsa theksoi se ai duhet të tregojë dokumentet mbi të cilat është bazuar që po shemb sot dy pishina të ‘Prestige Resort’ në Golem, në pronësi të “Hysenbelliu Group”.

“Kjo situatë ishte e planifikuar nga zoti Edi Rama. Ai është mundur të negociojë për editorialin e News24 dhe Panorama. Ne jemi këtu për ti thënë; ne nuk ndryshojmë editorianlin. Kjo që po bën ti nuk na mposht. Ne nuk mposhtemi me fadroma dhe Dallëndyshet.

Sot këto dy pishina ishin duke u përdorur nga turistë. Sot duhet t’ia shpjegojmë sot 100 amerikanëve që kanë ardhur për një dasmë. Kemi turistë nga Skandinavia, nga Europa, dhe thonë si kam mundësi? Shteti te ne është kthyer në privat dhe jo në shtet. Ta dëgjojë mirë sot Edi Rama. Këtë që po bëjë sot, do ta mbajë mend, ai dhe stafi i tij që po shkelin ligjin dhe gjykatat. Gjithçka është firmosur nga ai.

Edi Rama nuk mund të na mposhtë ne. Kjo pishinë do të bëhet edhe më e bukur se dje. Ti nuk na mposht ne. Ai ka qenë këtu dhe shëtiste, dhe bënte xhiro, tregonte se si duhet ti bënim ngjyrat e goditës, të bardha apo kafe. Ku je Edi Rama? Hajde këtu dhe trego po qe burrë, trego letrat e tua. Nuk është shtëpia e tij, por prona e të gjithë shqiptarëve. Kemi njerëz në hotel, nuk harrojë të kuptojë. Por dhe Policia është me ta. Të ishte Dallëndyshja sot zonjë të ishte këtu sot bashkë me atë tjetrin.

Nuk është vetëm turizmi që sulmohet, por e drejta që ka çdo qytetar, prona private, një zë i lirë. Ne nuk e mbyllim gojën kur do Edi Rama. Kur i ndodh kjo një media, imagjino se çfarë do i ndodhë një individi? Si do të flasë sot Edi Rama para botës. Si mund të vish të prishës një resort, kur njerëzit janë brenda. Si vjen pa njoftim? Ai dha idenë se si duhet të ishte projekti, donte të ndërtonte një ishull në mes të detit. Sot iu prishën interesat dhe flet me gjuhën e ekskavatorëve. Kjo është përgjigja që ai flet sot?!”, tha Hysenbelliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura