Ndërprerja e aktivitetit në Uzinën e Çelikut për 500 punonjës, Inspektorati Shtetëror i Punës monitoron kompaninë turke Kurum

Aug 26, 2024 | 12:33
SHPËRNDAJE

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, po monitoron zhvillimet në kompaninë turke “Kurum International” e cila jo zyrtarisht para pak ditësh bëri me dije se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave, duke pezulluar edhe kontratat e punës për rreth 500 punonjës.

kurum-770x444

Një grup Prokurororësh dhe oficerë të krimit ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e Kompanisë turke, ku sipas News24, kanë bllokuar dokumentacionin dhe arkivat e saj.

Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes, ndërsa të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit.

Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që  kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.

Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës, dhe se u është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Deri tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin e marrë, megjithëse thuhet se mbyllja e aktivitetit është për shkak të remontit.

 

Ndërkohë, prokuroria e Durrësit ka nisur hetmet mbi transportimin e ngarkesës me 816 ton nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, që dyshohet të jetë me mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut të kompanisë Kurum.

Prokuroria ka nisur hetim për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuara”.

Po ashtu bëhet me dije se po kryhen veprime hetimore intensive në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare e partnerët ndërkombëtarë, për të sqaruar në mënyrë të shpejtë dhe të plotë të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se kompania “Kurum International” është origjina e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që dyshohet se janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duke përhapur një alarm global, sipas dëshmive dhe dokumenteve të publikuara nga BIRN.

LEXONI EDHE: Investigimi i BIRN: “Kurum” fshihet pas ‘mbetjeve të rrezikshme’ të eksportuara nga porti i Durrësit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura