Ndeshja Shqipëri – Çeki/ Të shoqëruar nga forcat speciale, ja momenti i hyrjes në stadium i tifozëve çekë

Oct 12, 2023 | 19:48
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot (12 tetor) në 20:45 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024.

Screenshot 2023-10-12 194036

Mijëra tifozë shqiptarë po presin në festë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, ndërsa tifozët çekë gjatë hyrjes së stadium janë shoqëruar nga forcat speciale me kundra gaz.

Sipas pamjeve të sigurua, tifozët me banderola në duar, janë shoqëruar edhe nga makina policie.

Sa i takon formacionit, Sylvinho ka bërë pak ndryshime në rreshtimin e tij duke i besuar thuajse plotësisht grupit të lojtarëve me të cilët ka përballuar ndeshjet e fundit.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Çikalleshi.

ÇEKIA: Pavlenka, Holesh, Brabek, Krejçi, Kufal, Suçek, M. Sadilek, Jurashek, Çernji, Çutil, Kushta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura