Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji, rrugët e bllokuara sot në Tiranë

Nov 16, 2015 | 14:54
SHPËRNDAJE

Policia e Kryeqytetit, ka marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e ndeshjes ndërkombëtare ndërmjet ekipeve përfaqesuese Shqiperi-Gjeorgji, e cila do zhvillohet më datë 16.11.2015, ora 20.00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Tiranë.

Nga ana e Policisë së Tiranës janë ndërrmarë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore.

trafiku-ne-tirane_1

Ndaj do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore:

Duke filluar nga ora 17:30, segmentet rrugore, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojnë të bllokuar.

Nuk do të lejohet parakimi dhe kalimi i mjeteve në segmentet rrugore si: të Hotel “Sheraton’’, në sheshin “Italia”, nuk do të lejohen parkimet, bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me stadiumin “Qemal Stafa’’, në rrugën “Lekë Dukagjini” me rrugën “Themistokli Gërmenji’, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, në rrugën “Faik Konica”, në rrugën “Dervish Hima”, rruga “Papa Gjonali II”

Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 17:30 deri në përfundim të aktivitetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura