Ndiheni i rrezikuar në listat e hapura? Nxehet Pandeli Majko, ja reagimi që bën ndaj gazetarëve në hyrje të Kuvendit

Sep 12, 2024 | 10:07
SHPËRNDAJE

Pandeli Majkon rrallë herë e shohim që të nxehet apo të jetë i nevrikosur, aq më tepër me gazetarët. Por këtë herë ai është shfaqur ndryshe, duke bërë një reagim jo fort të këndshëm.

Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Fillimisht preferoi të mos flasë, por pas këmbënguljes së gazetarëve, Majko reagoi duke i hequr me forcë mikrofonin.

Pyetje: Zoti Majko ndihen të rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit?

Pyetje: Ju si drejtues politik, duke iu referuar 2020 mund të rrezikoni zgjedhjen deputet

Majko: Të lutem tani

Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni

Gazetari: Jeni të inatosur me zgjedhjen e kryeministrit Rama?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura