Ndikimi i Trump te dialogu Kosovë-Serbi/ Analistja: Do ta ketë në fokus rregullimin e marrëdhënieve! Politologu Spahiu: Çështja e ndryshimit të kufijve nuk ka për të ndodhur  

Nov 8, 2024 | 22:11
SHPËRNDAJE

Analistja Ornela Çuçi, është shprehur se Donald Trump do të ketë ndikim në politikën e jashtme.

trump (1)

Duke u ndalur të çështja Kosovë-Serbi, ajo u shpreh në emisionin ‘Log.’ në Neës24, se ka për të ndryshuar rregullimi i territoreve.

“Politika e jashtë e Europës do të gjunjëzohet në muajt e ardhshëm.do të jetë e kushtëzuar. Në këtë kuadër, nëse e sjellim në Shqipëri, ajo që do të ndryshojë është rregullimi i territoreve në Kosovë. Ka qenë politik e Trump dhe Grenell dhe gjëja e parë ku do të jetë e fokusuar, do të jetë rregullimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Çuçi.

Nga Mitrovica, politologu Nexhmedin Spahiu tha se çështja e ndryshimit të kufijve nuk ka për t’u kthyer.

Në Kosovë, disa optimistë dhe politikanë që i shërbejnë Serbisë, thonë se do të kthehet çështja e ndryshimit të kufijve me Serbinë dhe Kosovën, ose si e quajnë. Kjo nuk ndodh sepse është marrë nën kontroll  veriu gjatë mandatit të Albin Kurtit, në kontroll formal dhe efektiv. Kur është një gjë e tillë, kjo nuk und të vihet ën diskutim, e vetmja gjë që do të bëjë Trump është të zbarohet marrëveshja e Brukselit, ose ta lërë zvarrë”, tha Spahiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura