Perimet e fermentuara janë metoda të vjetra të përgatitjes së turshive. Përveçse kanë shije të mirë, ato mund të shoqërohen me çdo ushqim. Gjithashtu, turshitë kanë efekt mbrojtës dhe anti inflamator për shëndetin tonë. Janë të pasura me laktobacile, enzima, vitamina dhe minerale.
Turshitë përgatiten në një proces të quajtur anaerob (pa oksigjen, në enë të mbyllura), në ujë me kripë. Në disa raste shtohet uthull molle, organike nga 1 deri 4%. Ushqimet e fermentuara janë të pasura po ashtu me probiotik, baktere të mira, laktobacile. Këto baktere prodhojnë acid laktik dhe janë shumë të dobishme për të ruajtur florën bakteriale. Në zorrë jetojnë 1.5 kg. bakterie të dobishme të acidit laktik, që përbëjnë 80% të imunitetit tonë.
PSE NUK DUHET T’I PËRDORIM TURSHITË E FABRIKUARA?
Turshitë industriale përfitohen me pasterizim, duke iu nënshtruar temperaturave të larta, ku ngadalësohen dhe ndërpriten proceset enzimatike. Për fat të keq, pjesa më e madhe e turshive industriale janë të pasterizuara, që do të thotë se bakteriet e dobishme janë shkatërruar tërësisht dhe nuk përmbajnë bakterie të mira, laktobacile, por përmbajnë sasi të mëdha të kripës dhe përbërësve të tjerë në mënyrë që të qëndrojnë sa më gjatë në dollapë, gjë që nuk është e shëndetshme.
EFEKTET ANËSORE PËR SHËNDETIN
Ushqimi i fermentuar është i pasur me bakterie të mira laktobacile dhe në qoftë se është përgatitur pa përbërës të tjerë, atëherë nuk ka efekte anësore.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit laktik, turshitë mund të shkaktojnë refluks gastrik, probleme nefrologjike me veshkat dhe rritje të infeksionit nga myku, sepse kanë përmbajtje alkooli dhe acidi karbonik.
Në qoftë se e teproni me turshitë, atëherë duhet të kontrolloni nivelin e acidit laktik në urinë dhe nëse është i lartë, do të thotë se keni shumë laktobacile (bakterie të mira), të cilat mund të krijojnë aciditet në trupin tuaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al