Një 45-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në ambientet një komisariati në Greqi.
Sipas mediave greke, shqiptari është vetëvarur brenda në Komisariatin e Policisë Mouzaki mbrëmjen e vonë të 22 korrikut.
45-vjeçari ndodhej në paraburgim pas një incidenti që kishte ndodhur në sheshin Mavrommatiou.
Mediat fqinje raportojnë se ai ka përdorur një çarçaf apo batanije që ka gjetur në qelinë ku rrinte dhe pasi e ka lidhur në hekura është vetëvarur, pa u vënë nga policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al