Kreu i Unionit të të Përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, i shoqëruar nga dy ish të burgosurit politikë Demir Pojani dhe Nuri Stepa, kanë vizituar sot në qelinë e burgut të Fierit, deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili është i dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale.
Pas takimit, Ndregjoni tha se mbështet Salianjin dhe e cilësoi këtë të fundit luftëtar të së drejtës dhe se vërtetës.
“ Të jesh luftëtar i së drejtës dhe së vërtetës në një vend ku sundon gënjeshtra dhe padrejtësia është një detyrë fisnike njerëzore. Padrejtësia në këtë vend është kthyer në formën më të keqe të sundimit, duke u quajtur demokraci” ka theksuar në fjalën e tij.
Këtu kemi ardhur që të bëjmë një apel kombëtar që të mos e përdorni drejtësinë për urrejtje dhe hakmarrje politike. Bëni drejtësi të barabartë për të gjithë, si për qytetarin e thjeshtë , si për pushtetarin e madh.
Ne sot i përcjellim mesazhin edhe politikës, edhe opozitës , jepni drejtësi, tha Ndregjoni.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al