Ndryshimet e fundit në qeveri, deputeti socialist: Ndonjë rast mund të ketë lidhje me lëvizjet në drejtësi

Sep 12, 2023 | 14:42
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partise Socialiste, Petro Koçi foli në News24 për ndryshimet e fundit në qeveri, teksa tha se ne raste te caktuara keto levizje mund te kete lidhje edhe me denoncimet ne SPAK.

petro-koci-1-770x404

Duke iu përgjigjur denoncimeve të njëpasnjëshme të opozitës, Koçi u justifkua me faktin se në fakt as Berisha nuk bënte debat kur ndryshonte kabinetin e tij, në kohën kur ishte kryeministër.

Sipas Koçit ndryshimet erdhën me nisjen e sezonit të ri, për energji të reja.

“Edhe kur z.Berisha ka qenë kryeministër dhe ka ndryshuar anëtarë të kabinetit qeveritar nuk është bërë ndonjëherë kjo. Gjithmonë kur vjen tek emrat është pak e vështirë që të bëhen debate të tilla. Nuk ka një model sipas të cilit fillon debati se pse ikën njëri apo pse vjen tjetri. Kto janë gjithmonë tagër e atij që formon qeverinë.

Këto lloj analizash janë si thesi me mjell, sa herë e qëllon nxjerr tym. Ne duhet të themi se këto ndryshime ishin të nevojshme, sepse ishte mandati në mesin e vet dhe normalisht kërkon një ‘restart’ energjish të reja se praktikisht duke përjashtuar ministrinë e Mbrojtjes dhe Infrastrukturën, ato që mendohet se janë bërthama e një qeverisje, si Ministria e Jashtme, Rendi, ndryshuan.”

I pyetur se nëse ndryshimet në qeveri kanë lidhje me lëvizjet e SPAK, referuar dhe kalëzimit të fundit të Nismës Thurje në adresë të Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, Koçi pranoi se mund të ketë ndonjë rast të tillë, por pa identifikuar asnjë të tillë.

“Është një komponent që duhet vlerësuar. Politika është një profesion që në raport me publikun të konsumon më shpejt apo më ngadalë. Rreth personave të politikës apo qeverisë, ka vazhdimisht akuza, pavarësisht se a vijnë. Nëse ka shumë zëra të tillë dhe renda akzuave ka dhe ndonjë argument, kuptohet se ti duhet ti llogarisësh si fakt, edhe personalishtm edhe struktura politike ku bën pjesë.

Ka ndodhur shpesh që kur është ngritur një akuzë, të tjerët kanë dhënë dorëheqjen. Këtu nuk është fjala të lëshon dikush apo jo. Unë nuk mund të them që për disa ndryshime, komponenti kryesor ka qenë kjo. Mund të jetë për ndonjë rast dhe kjo, por s’është mëkat. Jo s’ka lidhje me vërtetësinë apo pavërtetësinë e akuzave.”- tha Koçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura