Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Jorida Tabaku në Komision: Qeveria, mungesë vullneti në zbatimin e reformës zgjedhore sipas OSBE-ODIHR!

Sep 20, 2024 | 12:19
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Europiane, akuzoi qeverinë për mungesë vullneti politik në implementimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

tabaku konferenca e kryetareve

Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, deputetja demokrae shprehu shqetësimin se udhërrëfyesi shtyn disa ndryshime zgjedhore pas vitit 2025.

“Ju po thoni që nuk ka vullnet mazhoranca të bëjë ndryshime në Kodin Zgjedhor bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR?!” deklaroi ajo, duke sugjeruar se qeveria po anashkalon qëllimisht reformat e nevojshme.

Tabaku përfundoi duke theksuar se udhërrëfyesi aktual është “shumë larg realitetit”, duke deklaruar se “një veprim i tillë qartazi është dëshmi e vullnetit të munguar të qeverisë”.

Deklarata e Tabakut:

Mbasi pashë udhërrëfyesin ditën që u bë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve dhe pjesën e kuvendit që ka qenë që në janar ku ishte vetëm pjesa e kuvendit. Kisha një përshtypje të përgjithshme për atë që keni sjellë. Një sërë masash që në janar ishin për periudhën 2023-2024 dhe tani janë shtyrë në 2025 dhe një pjesë rreth 2030. Kur nuk janë kryer ndryshime deri më tani cila garanci është ajo që jepni ju se do të bëhen në vijim dhe që janë të thjeshta? Ja disa shembuj; plotësimi i vendeve vakante nga kuvendi që janë 22 për institucionet publike. ndryshime në ligjin për shoqërinë civile që është tek ju.apo fjala vjen ligji i konfliktit të interesit që ka lidhje me vullnetin politik të mazhorancës apo ligji për sponsorizimin e partive politike.

Pra, më tregoni pak se cilat janë arsyet që juve ju shtyjnë të mendoni se do bëhen këto ndryshime në vitet në vijim.

Po në lidhje me zgjedhjet e vitit 2025 ku juve keni shtyrë në udhërrëfyes disa ndryshime në lidhje me zgjedhjet pas vitit 2025. Pra ju po thoni që nuk ka vullnet mazhoranca të bëjë ndyrshime në kodin elektoral bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR?!

Në lidhje me shoqërinë civile shoh komente prej tyre që nuk i keni akomoduar dhe që ngre disa pikëpyetje. Së pari, si do sigurohemi ne që e gjithë shoqëria civile ka akses në lidhje me fondet publike. po regjistri që miratuam pak kohë më parë çfarë lehtësie i ka ofruar Shoqërisë civile? Përse nuk ka asnjë reformim në lidhje me TVSH-në të shoqërisë civile, përse lodhen OSHC për tu marrë me rimbursim kur mund të kishim në udhërrërfyes masa më të lehta për t’ia detyruar qeverisë në përputhje me BE dhe vendet e tjera të BP, si Maqedonia e Veriut, lehtësojnë në këtë pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura