SHBA ka lëshuar sanksione të reja kundrejt Rusisë, njofton Departamenti i Thesarit në Amerikë.
Sky News shkruan se vala e re sanksioneve nga SHBA ka shënjestruar edhe prodhuesit rusë të naftës.
Ky zhvillim vjen në ditët e fundit të presidencës së Joe Biden, pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-ve pritet të betohet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar
Lista e përditësuar e sanksioneve (SDN) e publikuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA përfshin Vladislav Isaev, menaxher i përgjithshëm i termocentralit bërthamor Zaporizhia, i cili u emërua nga Moska prillin e kaluar.
Rusia pushtoi termocentralin bërthamor të Zaporizhia, më i madhi në Evropë, në vitin 2022, pak pasi filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës.
Pas pushtimit të tij, të gjashtë reaktorët e stacionit ndaluan funksionimin e tyre.
Sanksionet e reja të SHBA-së kundër termocentralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia, të kontrolluar nga Rusia, nuk do të ndikojnë në funksionimin e tij, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar zëdhënësen e uzinës.
“Funksionimi i sigurt i termocentralit bërthamor Zaporizhia dhe puna e stafit nuk do të ndikohen në asnjë mënyrë nga përfshirja e uzinës së Zaporizhia në listat e sanksioneve të SHBA ,” citoi agjencia e lajmeve TASS të thoshte përfaqësuesja e uzinës Yevgenia Yashina.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al