“Në fushën e zgjerimit, hipokrizia qëndron në krye”- Ministri i jashtëm hungarez me kritika për kolegët në BE: Tjetër gjë thonë para audiencës dhe tjetër midis tyre

Oct 15, 2024 | 10:50
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto është shprehur se kush nga anëtarët e BE-së thotë se unanimieti është pengesë për zgjerimin, e përdor si justifikim.

szijjarto

Sipas tij unanimiteti duhet sepse nëse nuk do të ekzistonte do të eliminonte rolin e vendeve të mesme dhe të vogla në bllok. Gjithashtu ai u tregua kritik me kolegët e tij në BE duke thënë se tjetër gjë thonë para audiencës dhe tjetër mes tyre.

“Nëse unanimiteti do të eliminohej do të ulte rolin e vendeve të mesme dhe të vogla. Nuk është rastësore që funksionimi i BE është mbështetur në traktate dhe metodologji, pjesë e të cilave kërkojnë unanimitet kur merren vendime për çështje të rëndësishme. Ata që e përdorin unanimitetin si pengesë për zgjerimin, thjesht po kërkojnë justifikime për të thënë pse nuk janë entuziastë për zgjerimin.

Nëse më duhet të emërtoj ku fushën ku hipokrizia është në krye, atëherë do të ishte zgjerimi. Sepse tjetër flasin kolegët e mi para audiencës, dhe tjetër midis tyre. Për fat të keq më duket të them se disa prej tyre nuk thonë të njëjtën gjë pas derës së mbyllur dhe para. Ne po përpiqemi që ata që thonë diçka ndryshme pas derës, të thonë në fund të ditës të njëjtën gjë, si të gjithë”, tha ministri hungarez.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura