Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali thotë se Izraeli është një shtet i rrezikuar, pasi sulmohet nga të gjitha anët.
E ftuar në emisionin “Open” në News24, ajo shtoi se gjithsesi Izraeli reagoi ashpër dhe se në Gaza u përgjigj në mënyrë joproporcionale. Sipas saj, në Gaza u shkaktua një tragjedi.
Ilda Zhulali: Kemi parë se shumë gjëra po bëhen përmes forcës. Rusia hyri me forcë në Ukrainë, në Siri Asadi po mban pushtetin përmes forcës. Edhe talebanët në pushtet erdhën nëpërmjet forcës. Në Gaza u shkaktua tragjedi, ku shumë viktima janë gra e fëmijë. Izraeli ndërhyri në enklavë në mënyrë jopropocionale. Mbështetja për Netanyahun ra në arenën ndërkombëtare. Por, Izraeli sulmohet nga të gjitha krahët dhe ka të drejtë të mbrohet nga organizatat kriminale e terroriste. Sulmi iranian nuk është legjitim, pasi Izraeli nuk ka sulmuar Iranin
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al