Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi një ditë më parë është aksidentuar me makinë me një oficer policie.
Sipas policisë, 34-vjeçari me iniciale R.M., në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë” teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi me iniciale M. K., punonjës policie jashtë shërbimit, 64 vjeç, banues në Gjirokastër.
Si pasojë e aksidentit ka patur vetëm dëme materiale.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Lazarat, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. K., (punonjës policie, jashtë shërbimit), 64 vjeç, banues në Gjirokastër. Si pasojë e aksidentit ka patur vetëm dëme materiale.
Me shtetasi M. K., janë kryer veprime administrative nga Policia Rrugore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
vijon…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al