Në kërkim ndërkombëtar për grabitje me vlerë prej 150 mijë eurosh, shqiptari arrestohet në Mal të Zi

Jan 23, 2025 | 18:03
SHPËRNDAJE

Një shqiptari i shpallu në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Francës ka rënë në pranga e policisë malazeze.

Screenshot_11

34-vjeçari me iniciale F.H u arrestua në pikën kufitare Kula nga efektivë të Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi .

Ai u arrestua në tentative për të hyrë në Mal të Zi nga Kosova.

Siç thuhet në komunikatë, gjatë kryerjes së aktiviteteve me qëllim heqjen e lirisë së personave në kërkim ndërkombëtar, punonjësit e policisë kanë ndaluar F. H 34 vjec, për të cilin NCB Interpol Paris më 19.11.2024, lëshoi një urdhër ndërkombëtar.

“F. H është duke u kërkuar nga gjykata në Besanccon, Republika e Francës, me dyshimin se ka kryer vepra penale të përgatitjes dhe pjesëmarrjes në vjedhje të rënda në mënyrë të organizuar, vjedhje me thyerje në objekte banesore dhe tregtare, gjatë të cilave ka ndodhur një dëm prej 150 mijë eurosh dhe për të cilin është parashikuar dënim me burg deri në 10 vjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

F.H do t’i paraqitet gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Bijelo Polje brenda afatit ligjor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura