Në kërkim nga SPAK për dosjen ‘Revanshi’, vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri

Sep 11, 2024 | 19:20
SHPËRNDAJE

Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i cili ishte në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”.

henerigert mitri

Henerigert Mitri ishte me detyrë shef i Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura