“Në lojë njeriu i KGB-së”- Revista amerikane ‘Rolling Stone’ publikon të dhëna për skandalin McGonigal: Një pjesë e parave nga Shqipëria u paguan në ‘stil bandash’

Feb 18, 2023 | 7:25
SHPËRNDAJE

Revista amerikane Rolling Stone shkruan për skandalin e Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë duke nxjerrë në skenë emrin e një ish zyrtari të KGB-së.

Capture

Ajo nxjerr në skenë lidhjen e ish agjentit të KGB-së i cili dyshohet se ishte ura lidhëse e McGonigalit me oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Në artikull përmendet edhe hetimi për shumën e parave të paguara nga një ish agjent i inteligjencës shqiptare, duke theksuar se 80 mijë dollarë u dorëzuan në stil bandash në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju York.

Pjesë nga shkrimi i botuar në Rolling Stone

Në ditët e fundit të luftës së Ftohtë një diplomat i ri mbërriti në konsullatën sovjetike në San Francisko. Agjentët e FBI-së vëzhguan nga afër personelin që dilte nga konsullata. Një ndërtesë gjashtë-katëshe në një nga lagjet kryesore të qytetit shërbeu për një kohë të gjatë si qendër e aktivitetit të spiunazhit.

Diplomati sovjetik Evgeny Fokin ngriti dyshimet se ishte oficer i KGB-së dhe vepronte nën mbulimin diplomatik.  “Më kujtohet se ishte oficer i inteligjencës. Ai ishte KGB në atë kohë”, thotë Rick Smith, një veteran në pension i skuadrës së kundërzbulimit të FBI-së në San Francisko.

Tre dekada më vonë ai diplomat i ri është vënë në qendër të një tjetër historie spiune. Kjo skemë ka përfshirë edhe ish zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, i cili u padit muajin e kaluar pasi kishte marrë para në mënyrë të paligjshme nga oligarku rus Oleg Deripaska.

Fokin ishte “Agjenti-1” misterioz i përshkruar në dokumentet e gjykatës, një ekzekutiv që punonte për Deripaskan, i cili korruptoi dalëngadalë agjentin veteran të FBI-së gjatë një periudhe trevjeçare, sipas burimeve dhe dokumenteve të shqyrtuara nga Rolling Stone .

I arrestuar muajin e kaluar, McGonigal po përballet me akuza federale në Nju Jork për shkelje të ligjeve federale të sanksioneve që e ndalonin atë të merrte para nga Deripaska dhe të pastronte ato fitime të marra në mënyrë të paligjshme. Ai akuzohet gjithashtu në një çështje të veçantë të ngritur në Uashington, DC, për marrjen e gati një çerek milion dollarësh pagesa sekrete nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, duke përfshirë 80,000 dollarë që u dorëzuan në një stil bandash në një makinë të parkuar jashtë një restoranti një Nju Jork.

“Arrestimi i tij është një ditë keqardhje për FBI-në,” i thotë Rolling Stone një ish-zyrtar i lartë i FBI-së.

Në vitin 2020, McGonigal mori pjesë në një panel diskutimi të Këshillit Atlantik të titulluar “Si e kapën Kremlinin shërbimet e sigurisë në Rusi?”.

Lajmet për arrestimin e McGonigal dhe lidhjet e tij me Deripaskën kanë ndezur spekulime se ish zyrtari i FBI ishte njeriu i brendshëm i Rusisë në hetimet e dyfishta të FBI-së për fushatën e Trump dhe emailit e Hillyar Clinton gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016. Emri i oligarkut rus del disa herë në hetimin e FBI-së për fushatën e Trump. Deripaska kishte lidhur si me kryetarin e fushatës së Trump ashtu edhe me ish spiunin britanik, autor i dosjes famëkeqe për lidhjen e Trumpit me Rusinë.

Manafort fitoi miliona duke kryer operacione ndikimi jashtë shtetit për Deripaskan derisa të dy u konfliktuan për një marrëveshje biznesi.

Por një burim me njohuri të drejtpërdrejta të ngjarjeve tregon për Rolling Stonese McGonigal nuk kishte asnjë rol në hetimin e FBI-së ndaj Klintonit.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura