Në një romancë me Semi Jaupaj? U panë dorë për dore, Sardi Strugaj zbulon çdo gjë rreth marrëdhënies së tyre

Dec 19, 2023 | 14:57
SHPËRNDAJE

Sardi Strugaj dhe Semi Jaupaj u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin në premierën e filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj “5 Herë JO”, ndërsa u shfaqën dorë për dore.

MixCollage-19-Dec-2023-01-45-PM-7385

Menjeherë pas këtij veprimi, fansat aluduan se dyshja kanë nisur një lidhje bashkë.

Së fundmi, Sardi ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera ka folur më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

I pyetur nga moderatorja se me cilët nga këngëtarët shqiptarë do të dëshironte një bashkëpunim, mes disa emrave ai i Semit mungoi.

Pjesë nga biseda:

Bieta: Dua të bashkëpunoj me këtë këngëtarë…

Sardi: Elvanën, Florin, Albanin edhe Yllin e vlerësoj shumë.

Bieta: Ne prisnim një emër tjetër në fakt. Atë të Semit.

Sardi: Prandaj nuk e përmenda Semin sepse e kam një bashkëpunim me të dhe do lançohet në hyrjen e viti të ri.

Bieta: Patët një kërcim që vetëm si shokë jo, ka thënë Olta. Çfarë nënkuptonte ajo me këtë?

Sardi: Ne jemi shokë, kuptova që ja dolëm me kërcimin dhe transmetuam diçka. Kërcimi, kur e kam parë dhe unë ishte vërtetë sensual kënga ishte shumë flirtuese, dritat e kuqe bëjnë të vetën. Pjesa tjetër nuk e di, mos më sikletos më shumë. Na kanë ngacmuar shumë, por ne kemi thënë që kemi projekte bashkë dhe kemi shumë miq. Nuk ka asgjë të keqe.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura