Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se nivelet e larta të kolesterolit janë shumë problematike kryesisht në vendet evropiane dhe prekin të dyja gjinitë.
Sipas këtyre statistikave, një e treta e rasteve të sëmundjeve ishemike të zemrës shkaktohet nga kolesteroli i lartë.
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, vënë re një numër në rritje të personave që preken nga ky problem.
Kolesteroli dhe dhimbjet e kyçeve në pamje të parë duket se nuk kanë asgjë të përbashkët.
Megjithatë ndikimi i tyre në shëndet është shumë i fortë dhe drobitës.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e një shurupi krejt natyral, përbërësit e të cilit janë të dobishëm për shëndetin e kyçeve dhe atë kardiovaskular.
Shurupi I Shtëpisë Kundër Kolesterolit Dhe Inflamacionit Të Kyçeve
Ky shurup natyral përmban vetëm përbërës të shëndetshëm dhe që gjenden lehtësisht në kuzhinën tuaj.
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji (250 gramë) me mjaltë
- 12 thelbinj hudhër
- Lëngu i dy limonëve.
Përgatitja:
Sterilizoni dhe lani mirë kavanozin ku do të mbani shurupin dhe pasi ta bëni këtë shtoni mjaltin.
Nga ana tjetër, qëroni dhe shtypni hudhrat deri sa të formoni një masë të trashë të cilën më pas duhet ta bashkoni me mjaltin.
Më pas shtoni lëngun e dy limonëve dhe mbylleni kavanozin me kapak.
Lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 48 orë.
Si Ta Përdorni Shurupin Kundër Kolesterolit Dhe Inflamacionit
Për mbajtjen nën kontroll të nivelit të kolesterolit, ju duhet të merrni nga një lugë gjelle me këtë shurup përpara çdo vakti.
Kundër dhimbjes së kyçeve dhe inflamacionit, këshillohet konsumi i një luge gjelle me shurup përpara ngrënies së mëngjesit.
Më pas mund të konsumoni edhe një para drekës.
Shurupin mund ta përdorni edhe duke e përzier me gjysëm gote me ujë të ngrohtë dhe duke e pirë rregullisht.
Ju nuk duhet ta tejkaloni sasinë e rekomanduar të konsumit të këtij shurupi sepse një gjë e tillë mund të jetë e dëmshme.
Pini këtë shurup deri sa të përfundojë sasia e përgatitur. Mund ta përsërisni një herë në muaj.
Ky shurup është shumë i mirë kundër tensionit të lartë, kolesterolit të lartë, radikaleve të lira dhe inflamacionit.
Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët që gjenden tek secili prej këtyre përbërësve rregullojnë pehashin në gjak.
Ato forcojnë sistemin imunitar dhe ju ndihmojnë të trajtoni e parandaloni sëmundjet./AgroWeb.org
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al