“Të shkojmë drejt zgjedhjeve me qeveri teknike”- Berisha tregon si rrëzohet Edi Rama: Ne s’bëjmë luftë guerile për të ardhur në pushtet! Zgjidhja e vetme është…

Sep 1, 2023 | 13:30
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se me qeveria Rama rrëzohet nga pushteti vetëm me protesta.berisha3

Ai theksoi se në pushtet s’mund të vijnë me luftë guerile dhe as me forcë.

“Ne në pushtet nuk vijmë kurrë me forcë, nuk bëjmë luftë guerile, por me Ramën zgjedhje nuk kemi. Ndaj edhe zgjidhja është protesta. Protestë e përgjithshme derisa të rrëzojmë këtë qeveri me qëllimin e vetëm për të rikthyer të drejtën e votës tek shqiptarët”, tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se “tani fillon misioni më i vështirë i yni, i largimit të këtij regjimi që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të lira me qeveri teknike”.

“Ai zgjedhjet i vodhi. Demokratët janë të mërzitur dhe kanë të drejtë, por duhet t’i siguroj një gjë Rama i vodhi zgjedhjet, nuk i fitoi. Ndaj pas kësaj fillon misioni më i vështirë i yni, i largimit të këtij regjimi që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të lira me qeveri teknike.

Me Ramën zgjedhje nuk ka, me Ramën s’ka opozitë nëse nuk e përmbysim. Opozita është fasadë për Ramën, ai përdor të gjithë pushtetin”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura