Në Komisionin Hetimor për shëndetësinë ka qenë ish anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, Genc Burazeri, i cili është edhe kushëriri i parë i ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili tashmë ndodhet në burg.
Burazeri, i cili është në hetim për koncesionin e sterilizimit u pyet nëse ka qenë në konflikt interesi me ish ministrin Beqaj, për shkak të afrimitetit familjar, por ai tha se pas konsultimeve u bind që nuk ishte në konflikt interesi.
Ish anëtari i komisionit të dhënies së koncesionit tha se deri në 2013 Ilir Beqajn nuk e njihte askush në shëndetësi, ndërsa atë e njihnin të gjithë.
Ministrat i paçim sa malet -tha Burazeri- por ata janë kalimtare.
Pyetje: Nuk mendoni se kishit konflikt interesi me Ilir Beqajn, jeni kushëriri i parë, nuk mendoni se do ta dëmtonte kjo punën e komisionit?
Burazeri: Kam kërkuar interpretim siç kam kërkuar edhe për procedura të tjera. Unë kam pasur ftesa paraprake. Jam konsultuar me kabinetin, i cili më ka bërë të qartë që nuk ka konflikt interesi dhe më ka bindur pasi bazuar në ligjin përkatës, nuk e gjej veten as në konflikt faktit, as të mundshëm dhe as në dukje të interesit.
Në Shëndetësi mua më njihnin, Ilir Beqajn nuk e ka njohur njeri deri në 2013, ministrat në këtë vend i paçim sa malet, janë ardhacakë dhe ikatarë, është mirë që jemi ne, ata vijnë dhe ikin
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al