“Në Shqipëri nuk ka demokraci”- Protesta e opozitës, Vokshi: E vetmja mundësi është përballja me regjimin! Qeveria po u merr shpirtin qytetarëve

Oct 7, 2024 | 15:57
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka folur  për protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në Tiranë, ku tha se në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin.

protesta albana vokshi

Vokshi tha se bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste dhe se qeveria do ta ketë përballë opozitën e vendit.

E drejta e protestës përfshihet në Kushtetutë. Ka vetëm një rrugë, përballja dhe mosbindja civile. Janë qytetarët ata që do mbyllin protestën. Shqipëria është ndër vendet e pakta me të dënuar politikë” tha ajo në një live live për News24.

Demokratja u ndal dhe te dënimi i Salianjit me një vit burg, ku tha se u dënua vetëm për një denoncim ndaj maxhorancës, ndërsa ndalimi i Sali Berishës është bërë sipas saj, pa prova.

Albana Vokshi: Në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin. Qeveria po iu merr shpirtin qytetarëve, ata kanë të drejtë të reagojnë.

Qeveria nuk po siguron jetën dhe pronën, po shkelet e drejta e fjalës. A është normale që Salianji të dënohet me një vit burg, vetëm për një denoncim ndaj maxhorancës? Lideri i opozitës Sali Berisha është dënuar pa asnjë provë.

Bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Në Francë ju keni parë që digjet qyteti. Në Bruksel fermerët bllokuan rrugët me traktorë. E drejta e protestës përfshihet në Kushtetutë. Ka vetëm një rrugë, përballja dhe mosbindja civile. Janë qytetarët ata që do mbyllin protestën. Shqipëria është ndër vendet e pakta me të dënuar politikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura