“Ne sot vdesim për një parkim”- Mbytja e Alma Arrazit me tre fëmijët e saj, aktorja Ema Andrea: Të reflektojmë që kjo të mos ndodhë

May 14, 2024 | 22:36
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur Ema Andra ka folur për rastin tragjik në Shkodër, ku Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj i dha fund jetës duke u mbytur në lumin Buna. Ngjarja ende nuk është zbardhur, por Andrea u shpreh se duhet të reflektojmë që ngjarje të tilla të mos ndodhin.

ema andrea

“Ne sot vdesim për një parkim, bërtasim për një arsye banale sepse i marrim të drejtat tona absolute deri kur i kapërcejmë.

Në momentin kur të drejtat kapërcehen shoqëria duhet të fillojë të mendojë si të kapërcehen këto kufij duke qenë i qytetëruar. Edhe unë do të kisha dashur ta dija fajtorin sepse më sikletos kjo dhimbje.

Fëmija është ekstremi i ndëshkimit të një shoqërie. Kur kapërcehet e drejta faji është te ai që e ka kapërcyer. A duhet ne të reflektojmë që kjo të mos ndodhë. Tre fëmijë dhe një nënë kanë një fund tragjik”, tha Andrea në Open në News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura