Narges Mohammadi është gruaja që fitoi çmimin Nobel për Paqe për vitin 2023.
Komiteti norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i akordojë këtë çmim për Mohammad, për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive për të gjithë. Për betejat e saj, në fakt Mohammadi pagoi një “çmim” të lartë.
Regjimi iranian e arrestoi atë 13 herë, e dënoi pesë herë dhe e dënoi me gjithsej 31 vjet burg dhe 154 goditje me kamxhik. E pas gjithë torturave, Mohammadi është ende në burg.
2023 #NobelPeacePrize laureate Narges Mohammadi’s brave struggle has come with tremendous personal costs. The Iranian regime has arrested her 13 times, convicted her five times, and sentenced her to a total of 31 years in prison and 154 lashes. Mohammadi is still in prison. pic.twitter.com/ooDEZAVX01
— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 6, 2023
Lufta e guximshme e fituesit të Çmimit Nobel të Paqes 2023 ka ardhur me kosto të jashtëzakonshme personale.