Pavel Nedved mund të rikthehet sërish në botën e futbollit dhe këtë herë pritet të rinisë nga Arabia Saudite.
Sipas mediave italiane, ish-lojtari dhe drejtuesi i Juventusit është afër një marrëveshjeje me Al Shabab, ku pritet të mbajë rolin e drejtorit ekzekutiv, në kontakt të ngushtë me trajnerin e ri, i cili do të jetë një tjetër i njohur i vjetër i skuadrës, Fatih Terim.
Zëvendëspresident i bardhezinjve që nga 23 tetori 2015, ai ishte ndër arkitektët e një prej cikleve më të suksesshme në historinë e “Zonjës”, ku fitoi 9 tituj kampionë radhazi.
Qëndroi në detyrë deri më 28 nëntor 2022 kur, së bashku me të gjithë anëtarët e bordit, dha dorëheqjen nga detyra.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al