“Negociatat i bekoni, Shqipërinë ta gëzoni”- Hapja e kapitujve me BE, grupi polifonik këngë labe në ambasadën tonë në SHBA

Oct 15, 2024 | 21:55
SHPËRNDAJE

Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian ka marrë edhe bekimin e shqiptarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një grup polifonik në Shtetet e Bashkuara, i kanë kushtuar disa vargje labe këtij procesi.

Grupi ka kënduar në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“O ju yje që ndriçoni, mbi Shqipërinë rrezatoni
Negociatat i bekoni, Shqipërinë ta gazoni”, thuhet ndër të tjera në vargjet e kënduara nga grupi.

Kujtojmë që Shqipëria nisi sot bisedimet konkrete të anëtarësimit me Bashkimin Europian, për grupkapitujt e parë, me organizimin në Luksemburg të Konferencës së dytë ndërqeveritare.

I quajtur “Themeloret”, ky grup-kapitujsh, është dhe më kryesori. Ai hapet i pari dhe mbyllet i fundit.

Kryeministri Edi Rama, foli për një ditë me domethënie historike për vendin e tij. Ndërsa ministri i Jashtëm hungarez tha se janë mundësitë që brenda vitit të hapet dhe një tjetër grupkapitujsh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura