Negociatat me BE, reagon Rama: Moment historik! Do t’ua ndriçojë fillin e arsyes atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm

Oct 15, 2024 | 17:06
SHPËRNDAJE

“Moment historik” e quan kryeministri Edi Rama hapjen zyrtare te negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

edi rama me grupin

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se kjo arritje është kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh -shkruan Rama -dhe volumi i detyrave për t’u kryer, ‘do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin’.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*

Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma në administratën publike

-Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Prokurim publik

-Statistikat

-Kontrolli financiar

*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura