Nëna 36-vjeçare dhe foshnja humbën jetën në spital, zbardhet shkaku! Policia: Nuk ka patur kallëzim nga familjarët

Oct 9, 2024 | 11:09
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, konkretisht më 5 tetor, ku kanë ndërruar jetën nëna 36-vjeçare dhe foshnja e saj. Sipas policisë, e reja është paraqitur në spital pasi ka pasur komplikacione shëndetësore dhe nga kontrolli mjekësor ka rezultuar se fetusi i saj 9-mujash ishte i pajetë.

urgjenca

Sipas policisë në datën 7 dhjetor, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator.

Nderkohe po ashtu policia thote se nuk ka pasur nje kallezim nga ana e familareve.

“Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36 vjeçe, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë. Më pas, më datë 07.10.2024, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator. Për këtë rast, nuk ka patur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”, thote policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura