Ruth Abongo, nëna e të resë keniane që ndërroi jetë pasi u dhunua në Tiranë akuzon drejtpërdrejtë Rodi Barçi, 32-vjeçarin që shërbente si shofer i kazinosë.
Me të riun, vajza dyshohet se ka pasur një raport intim. Nëna e 22-vjeçares thotë për Inside Story se i riu i cili është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, e përndiqte vajzën.
Emily Mutua, është vajza tjetër keniane e cila ka bërë kallëzimin e parë për shoqen e humbur.
Vajzat kishin komunikuar përmes whats up deri mbrëmjen e 13 gushtit 2022, 13 orë përpara se Joice Ayoko të gjendej e dhunuar. Në mëngjes kur Emily hyn në dhomë, vëren gjëra të pazakonta. Krevati i Joyt që ishte ngjitur me të sajin ishte i rrëmujshëm, sikur dikush kishte luftuar aty.
“Kur ti qëndron me një shoqe, ti e mban fort. Si vjen në shtëpi në mëngjes, ato punonin bashkë, ndanin të njëjtën shtëpi. Ti vjen në shtëpi, dera është e hapur, e gjen rrëmujë shtëpinë dhe ti bie për të fjetur pa u shqetësuar? Krevatet e tyre ishin ngjitur” u shpreh Ruth Agongo, mamaja e Xhoit për Inside Story.
Një nga fqinjët, në të djathtë të vilës së pabanuar ku Xhoi u gjend pa ndjenja, thotë se atë natë kishte dëgjuar sherr, por nuk jep më shumë detaje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al