“Nënë pse u kape me nusen time?”/ 43-vjeçarja e bëri për spital, vjehrra tregon ballafaqimin me të birin dhe momentin e dhunimit: Më goditi me bastun, më zhveshi lakuriq dhe…

Sep 12, 2024 | 22:15
SHPËRNDAJE

E moshuara Nazime Buci ka rrëfyer dhunën e përjetuar në duart e nuses së saj, Elmira Buci, e cila është arrestuar nga policia. 82-vjeçarja ka rrëfyer se ajo e goditi me bastun dhe i theu telefonin që të mos e denonconte në polici.
Ngjarja ndodhi më 10 shtator, por u zbulua vetëm kur e moshuara doli jashtë banesës një ditë më pas dhe komshinjtë vunë re dhunën e ushtruar ndaj 82-vjeçares.

Nazime Buci tha se djali i saj Ylli Buci ishte në punë kur nusja e dhunoi dhe pasi mësoi ngjarjen i tha ‘nënë pse u kape me të’.

“Unë isha në shtëpi, nusja u kap me mua. Mori shkopin tim, se eci me shkop se jam me ishemi dhe më goditi, më mbuloi gjaku. Shkova në banjo, më hodhi ujë, më zhveshi lakuriq dhe më dha një këmishë nate të veshja.

Unë si thashë asgjë, unë 82-vjeçe, ajo gjysma ime, çfarë ti them. Më përpara mi ka shkulur flokët. Djali ishte në punë, tha ‘nënë pse u kape me të, ti e di se ajo është pak cik cak, themi ne. Unë nuk u kapa, isha duke ndejtur. Djali s’më çoi në spital, vetëm më pastroi fytyrën se isha e mbulur me gjak.

Mora telefonin sepse doja të lajmëroja policinë, ma kapën për dore dhe e hodhën përtokë, ma thyen. Djali iku në punë të nesërmen, unë u mërzita brenda dhe dola jashtë, më pa një komshije. Më tha ‘U si je bërë, po më dhimbesh moj grua’. Thashë ‘S’ka gjë se Allahu, ia bëftë asaj’. Policia erdhi në shtëpi dhe më pyeti ‘kush të ka dhunuar’, i thashë ‘nusja’. Të gjitha gjërat do t’i tregoj në polici se çfarë më ka bërë, 82-vjeçe të më bëjë këtë”, tha e moshuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura