Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore, Rama: Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia u bashkuan në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme

Jan 15, 2025 | 11:09
SHPËRNDAJE

Është nënshkruar marrëveshja Shqipëri-Emiratet Arabe-Itali për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në vendin tonë.

edi rama2

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se tre shtetet janë bashkuar në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

“Shqipëria🇦🇱Emiratet Arabe🇦🇪Italia🇮🇹 bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme / Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri🇦🇱🤝🇦🇪🤝🇮🇹”, shkruan Rama.

Gjatë fjalës së tij në Samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”, Kryeministri tha se marrëveshja do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të ripërtëritshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm kryeministri Rama, homologia italiane, Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfqësues të qeverive të vendeve përkatëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura