“Nëse do i kursenim ato vërshëllima te himni i Çekisë do të ishte edhe më mirë”, presidenti Duka: Ndaj Ukrainës si finale

Nov 17, 2024 | 7:42
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, reagoi në rrjetet sociale, pas barazimit pa gola të Shqipërisë ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve.

KOMBETARJA

Kreu i FSHF-së, falënderoi lojtarët për angazhimin në fushë, si dhe stafin e tifozët. Sipas tij, do të ishte më mirë, nëse do të ishin kursyer vërshëllimat e himni i Çekisë.

“Barazuam në shtëpi me Çekinë, një kundërshtar i fortë që kryeson grupin tonë në UEFA Nations League. Falënderoj djemtë e ekipit për angazhimin në fushë, stafin, si dhe tifozët për mbështetjen e dhënë nga shkallët e stadiumit.

Nëse do i kursenim ato vërshëllima në momentin e himnit të Çekisë do të ishte edhe më mirë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së martës me Ukrainën, të cilën duhet ta luajmë si finale. Me besim dhe me mbështetjen e tifozëve, mund t’ia dalim”, shkruan Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura