“Nëse ka faktorë të jashtëm që ndikojnë në listë, situata është shqetësuese”, Fakaj komenton zgjedhjet e Silvinjos: Shohim emra që…

Sep 7, 2024 | 20:33
SHPËRNDAJE

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ervin Fakaj, mendon se trajneri Silvinjo vazhdon të mos japë shpjegime të qarta për përjashtimet e pakuptimta që bën në listat e lojtarëve të grumbulluara. 

bandicam 2024-09-07 20-21-32-605

Ai foli për rastin e Ernest Muçit, apo edhe Myrto Uzunit i cili tashmë është kthyer në alternativë për sulmin vetëm në rast mungesash.

“Nuk do merrem me emra se kam qenë vetë ish-lojtar. Ajo që ne flasim është në distancë, është ndryshe të flasësh nga larg. Trajneri ka arsyet e veta që bën zgjedhje që mund të krijojë edhe polemika dhe në fund fare është trajneri ai që merr atë faturën, për mirë apo për keq.

E rëndësishme është në logjikën time, që zgjedhjet të mos jenë të ndikuara nga faktorë të jashtëm. Kjo më shqetëson më tepër se emrat konkret. Nëse trajneri bën zgjedhje konkrete bazuar në idetë e veta duke parë lojtarët, cilësitë, mënyrën se si luan e kundërshtarët, për mua është OK, në fund fatura është për mirë apo keq e tij. Por nëse ka edhe faktorë që ndërhyjnë nga jashtë në listë, aty pastaj situata nuk është e mirë, është shqetësuese.

Për emra konkret, flas për ata që duhet të jenë. Po e nis nga Muçi. Edhe në Europian pa dhënë nja arsye largon disa lojtarë. Muçi ndoshta nuk është në maksimumin e aktivizimit në ekipin e vet për momentin. E mora Muçin për të thënë që jam në krahun e tij në këtë rast. Por kërkoj një indicie çfarë mund të jetë te koka e trajnerit, arsyeja pse nuk vjen. Të jem, i sinqertë, duke pasur parasysh se është i ri, që po rinovohet ekipi, është lojtar me një standard të caktuar. Ka talent, ka dobësitë e veta. Krahasimisht me disa të tjerë aty, kam përshtypjen që ka një vend të sigurt për momentin në listën e 23 lojtarëve.

Nëse ti ke një alternativë tjetër më të mirë, sigurisht si trajner, jo gjithmonë je i detyruar që të japësh arsyen. Por kur ti kërkon që pas një edicioni të suksesshëm, nëse do të kesh vazhdimësi, duhet të rritësh e investosh lojtarët. Jo vetëm Muçi, po shumë si ai, se ua thyen besimin. Uzuni që pa asnjë arsye e lë jashtë liste, e pastaj e thirr prapë, duhet të mungojnë 1, 2, 3 që të rithirret. Arsyet asnjëherë nuk i dimë, ndërkohë shohim emra që me keqardhje them nuk mundet, është e pamundur… Ka edhe hierarki, ka edhe standarte. Çdo trajner përdor 3-4 pikat e veta për listën, unë nuk e kam kuptuar kurrë për vete ku bazohet trajneri për të futur apo skarcuar lojtarë të rinj në ekip”, tha Fakaj për “SuperSport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura