“Nëse rrjedhin shkaktojnë ndotje të mëdha”- Mbërritja e kontejnerëve me mbetje toksike, drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit: Përgjegjësi e qeverisë që t’i japë zgjidhje! Të mos i lëmë vend spekulimeve

Oct 28, 2024 | 21:37
SHPËRNDAJE

Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Bazelit thotë se duhet t’i jepet zgjidhje sa më parë dhe të zbulohet se çfarë mbetjesh ndodhen në kontejnerët me mbetje që mbërritën në Durrës.

Jim-Puckett-1

Sipas tij, për këto mbetje është përgjegjësi e qeverisë që ti japë zgjidhje, ndërsa për raste të tjera duhet të trajtohen në landfille të përshtatshme, sepse nëse rrjedhin shkaktojnë ndotje të madhe.

Në një lidhje direkte për emisionin “Open” në News24, Puckett u shpreh se ministrisë së Mjedisit i kanë kërkuar tre kampione, një ta analizojnë ata dhe dy në laboratorë të tjerë.

“Pluhuri përshkruhet i tillë në faturat që kanë shoqëruar transportimin. Ky përshkrim është i njëjtë me të dhënat që ne kemi marrë nga informatori që kishim në këtë rast. Nuk ka dyshim që bëhet fjalë për pluhurat që dalin nga oxhaqet e metalurgjisë. Është një mbetje që del nga metalurgjia dhe që e njohim.

Arseniku u gjet në Tajlandë, në fabrikën ku ishin destinuar të shkonin atje. Por ne kemi dyshime që mund të ketë arsenik.

Ka edhe kimikate shumë të rrezikshme, plumbi që dyshohet se është pjesë përbërë është i rrezikshëm për fëmijët, për sistemin nervor.

Mendoj që prokuroria kërkon të bëjë një proces të sigurt. Ne kemi bërë me dije që është mirë që këto kontejnerë të vendosen në një vend të sigurt dhe mos jenë në efektet atmosferike si shiu. Sa më shumë që të zbarkohet anija aq më mirë është.

Nga riciklimi i këtyre mbetjeve përfitojmë vetëm zinkun.

Kjo ngarkesë është përgjegjësi e qeverisë që ti japë zgjidhje, por në të ardhmen duhet të trajtohen në landfille të përshtatshme, sepse nëse rrjedhin shkaktojnë ndotje të madhe

Hapi tjetër i rëndësishëm është që të gjejmë të vërtetën dhe mos i lëmë hapësirë spekulimeve, por të zbulojmë të vërtetën.

Ne kemi pasur një takim me zv ministren e mjedisit, kemi kërkuar qartësi dhe kemi kërkuar një kampion të ndarë të mbetjeve që të ndahet në tre pjesë, një pjesë ne dhe dy pjesë nga laboratorë të tjerë. Unë jam i gatshëm të marr pjesë në këtë analizim”, tha Puckett.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura