“Nesër mbyllet afati dhe s’keni asnjë aplikim për postin e Drejtorit të Policisë”- Salianji në Komisionin e Sigurisë: Ministri i Brendshëm rri në bunker! Të vijë të japë shpjegime për ngjarjet kriminale

Sep 16, 2024 | 13:36
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, e ka konsideruar “farsë” hapjen e aplikimeve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, teksa u shpreh në Komisionin e Sigurisë se “nesër mbyllet afati dhe s’keni asnjë aplikim”.

ERVIN SALIANJI

Deputeti demokrat shtoi se drejtuesi i ri do të përzgjidhet nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha duke u shprehur “e përcakton ai, jo ligji dhe aplikimi”.

Salianji kërkoi që ministri Hoxha të paraqitet në Komision për të dhënë shpjegime lidhur me situatën e kriminalitetit në vend.

“Ke që në datën 11 shtator që 8 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesë për ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në vend, për të thirrur Ministrin e Brendshëm.

Është kërkuar brenda datës 15 për të ardhur e dhënë informacione e shpjegime. Po ju mbyllet afati nesër dhe s’keni asnjë aplikim për drejtor të përgjithshëm të policisë se është farsë. Siç tha në komunikatën për mediat se do të kemi gjeneratë të re, se e përcakton ai, jo ligji dhe aplikimi. Se ju i merrni dhe pa eksperiencë, dhe thonë atë që nuk duhet të thonë.

Thirre të vijë, nëse nuk dinë të flasin e nuk kanë argument për çfarë i vendosni ministra.

E keni lajmëruar apo jo? Nëse nuk ke fuqi na thuaj të merremi të gjithë. Është mbyllur në bunker, se nuk ka faj ore me gjithë këto ngjarje kriminale që ka Shqipëria, vetëm fati mund të të shpëtojë. Bën mirë ai që rri mbyllur. S’vijmë kot të dëgjojmë çfarë të doni ju”, tha Ervin Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura