Ukraina barazoi në Gjeorgji dhe tani vjen në Tiranë për ndeshjen e fundit në grup. Kundërshtarit të kuqezinjve i duhet të udhëtojë nga Batumi në Tiranë.Një udhëtim sfilitës me 2 transferta për 4 ditë, çka pritet të ndikojë në formën ukrainasve, të cilëve në “Air Albania” u bën punë vetëm fitorja. Në kampion ukrainas ndërkohë ka pakënaqësi për atë që ka dhënë skuadra në ndeshjet e fundit.
Ish-sulmuesi i njohur ukrainas, Viktor Leonenko, ka theksuar se skuadra nuk ka liderë: “Cilin do të vlerësoja si më të dobëtin e ndeshjes së fundit? Të gjithë liderët tanë. Ku është Sudakov? Ku është Shaparenko i famshëm? Ku është Dovbik? Liderët tanë zhduken në çdo ndeshje, ata nuk ekzistojnë! Tifozët kanë besim tek ata, por ne nuk i shohim në fushë. Ukraina ka liderë vetëm në letër, ata vetë detyrojnë blogerat dhe gazetarët të shkruajnë rreth tyre. Kjo është arsyeja pse asgjë nuk funksionon për ne në fushë. Të ashtuquajturit liderë nuk e ndihmojnë aspak trajnerin Rebrov që të bëjë punën e tij”, ka thënë mes tre tjerash ish-lojtari i Dinamos së Kievit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al