Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Armëpushimi nuk do të thotë fundi i luftës! Kemi një synim të qartë…

Dec 3, 2024 | 23:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vendi është i përkushtuar për një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se lufta ka përfunduar.

netanjahy

Duke folur në fillim të një takimi të kabinetit në qytetin kufitar verior të Nahariya, Netanyahu paralajmëroi se Hezbollahu kishte shkelur seriozisht marrëveshjen e së hënës dhe se Izraeli që atëherë kishte sulmuar më shumë se 20 objektiva në të gjithë Libanin si hakmarrje.

“Aktualisht jemi në një armëpushim dhe e vërej se është një armëpushim, jo fundi i luftës”, tha ai.

“Ne kemi një synim të qartë për të kthyer banorët tanë, për të ripopulluar veriun e vendit. Ne po e zbatojmë këtë armëpushim me dorë të hekurt, duke vepruar kundër çdo shkeljeje të tij, të vogël apo të rëndë”, thekson kryeministri izraelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura