Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar popullin iranian se një sulm tjetër ndaj Izraelit do të gjymtonte ekonominë e Iranit.
Netanyahu ka pohuar se kostoja e Iranit për sulmin e tij më të fundit ndaj Izraelit ishte 2.3 miliardë dollarë amerikanë, raporton AP.
“Unë e di që ju nuk e dëshironi këtë luftë. As unë nuk e dua këtë luftë. Populli i Izraelit nuk e dëshiron këtë luftë. Ekziston një forcë që e vë familjen tuaj në rrezik të madh: tiranët e Teheranit. Kjo është ajo”, ka deklaruar Netanyahu.
Izraeli ka sulmuar objektivat ushtarake në Iran me një seri sulmesh ajrore në tetor, në hakmarrje për breshërinë e raketave balistike që Republika Islamike gjuajti mbi Izraelin në fillim të muajit.
Që nga prilli i kaluar, Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme.
Tensionet po rriten pas luftës Izrael-Hamas që filloi pasi militantët palestinezë sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al