VIDEO/ Netanyahu për shqiptarët: Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë

Dec 21, 2015 | 17:51
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në një vizitë dy ditore në Izrael. Takimin e parë Rama e ka zhvilluar me homologun e tij, Binyamin Netanyahu, takim i cili zgjati më shumë se dy orë.
rama-net

dy kryeministrat nënshkruan dy deklarata të përbashkëta miqësie në nderim të 25-vjetorti të marrëdhënieve diplomatike me dy vendeve. Gjithashtu u firmos një bashkëpunim mes spitaleve të dy vendeve për kërkimet mjekësore.

Më pas Rama dhe Netayahu zhvilluan një takim privat i cili zgjati mbi dy orë dhe pas kësaj dolën në një deklaratë për mediat. Rama shprehur interes për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve kryesisht në fushën e sigurisë, teknologjisë së lartë, ujit, energjisë dhe inovacionit.

Netanyahu theksoi se miqësia e popullit të tij me popullin shqiptar i ka rrënjët e thella, duke iu referuar Holokaustit, ku shqiptarët refuzuan t’u dorëzojnë nazistëve hebrenjtë.

“Ne e dimë që populli shqiptar nuk është sot thjeshtë një mik i mirë i popullit izraelit, por në periudhë vendimtare të Holokaustit ata qëndruan krah për krah me popullin hebre të persekutuar në Evropë”, tha Netayahu.

“Shqipëria është i vetmi vend ku popullsia hebre u shumua gjatë Holokaustit, kjo falë miqësisë dhe kurajës që tregoi populli shqiptar. Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë dhe e vlerësojmë atë humanizëm të treguar dhe kurajës në orët tona të errëta”, përfundoi kryeministri i Izraelit.

Rama: Folëm për çdo temë me interes reciprok

Kryeministri Rama ka postuar një foto në rrjetet sociale ku ka njoftuar për takimin e tij me kryeministrin e Izraelit.

“Ne Jerusalem pas takimit me kryeministrin Netaniahu ku perreth dy ore u ndalem ne çdo teme te interesit reciprok”.

rama jerusalem

Protesta e PD dhe Kuvendi, Rama në Izrael, Meta shtyn vizitën në Serbi

Kreu i qeverisë, Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit penare për këtë vit. Ai është nisur për një vizitë zyrtare në Izrael, gjatë të cilës janë parashikuar disa takime të rëndësishme.

rama metaNdërkohë, kreu i Kuvendit kishte të planifikuar nëj vizitë në Beograd, por duket se për shkak të axhendës parlamentare e ka shtyrë vizitën për një tjetër moment. Vizita e Metës ishte planifikuar të niste sot dhe do të zgjaste 3 ditë, gjatë të cilës kryeparlamentari do të takohej me krerët e shtetit serb.

Po sot opozita zhvilloi protestën e radhës kundër qeverisë, vetëm se sot kryesimi i saj u është lënë në dorë të rinjve demokratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura