Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi sot OKB-së të tërheqë forcat paqeruajtëse UNIFIL nga zonat e luftimit brenda Libanit.
Netanyahu tha se ushtria i ka kërkuar vazhdimisht OKB-së që të largojë luftëtarët, duke shtuar se prania e tyre në zonë i bën ata pengje të Hezbollahut.
“Guterres është i padëshiruar” thotë Ministri i Jashtëm izraelit .
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz përsëriti sot se vendi i tij e konsideron Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres një person non grata për shkak të dështimit të tij për të dënuar sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit, të cilin Katz e konsideron sjellje antisemitike që drejtohet kundër Izraelit.
Katz tha më 2 tetor se ai po ndalonte Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres të hynte në vendin e tij sepse ai nuk e dënoi “qartë” sulmin me raketa.
Irani lëshoi më shumë se 180 raketa balistike në Izrael më 1 tetor, duke përshkallëzuar luftën midis Izraelit dhe grupit terrorist Hezbollah në Liban.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al