Nga Anglia e frikshme te Andorra e vendeve të fundit, si pozicionohen rivalët e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s

Dec 13, 2024 | 21:05
SHPËRNDAJE

Shqipëria mësoi sot rivalët e grupit në kualifikueset për Botërorin e vitit 2026. Kuqezinjtë do të kenë përballë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, ndërsa datat mbeten për t’u vendosur.

FIFA

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo ishin në vazon e tretë gjatë shortit. Anglia ishte në të parën, Serbia në të dytën, Letonia në të katërt dhe Andorra në të fundit.

Në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, Shqipëria aktualisht mban vendin e 65-të.

Anglia pozicionohet dukshëm më mirë se çdo kundërshtar tjetët. Finalistët e Europianit të fundit mbajnë vendin e katërt. Serbia ndërkohë ndodhet në vendin e 32-të.

Njëjtë si vazot, Shqipëria lë pas Letoninë dhe Andorrën, që mbajnë respektivisht vendin e 140-të dhe 171-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura