Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe diplomati Besnik Mustafaraj, në konferencën e PD-së në kuadër të 15-vjetorit të Shqipërisë në NATO, ka treguar dy momente historike të asaj periudhe.
Mustafaraj thotë se Shqipëria ishte vendi i parë post-komunist që kishte aplikuar për të qenë pjesë e Aleancës dhe një gjë e tillë kishte ngjallur kuriozitet te vendet si Çekia. Në bisedën me ambasadorin çek në Paris, Mustafaraj tha se kishte kuptuar se ndërsa politika në këto vende të Europës Qendrore dhe Lindore duhej të binde opinionin publik për rëndësinë dhe natyrën ndryshe që kishte NATO nga eksperienca e tyre ndryshme me Traktatin e Varshavës, në Shqipëri politika duhet të paraprinte një opinioni publik që gjerësisht mbështeste dhe inkurajonte anëtarësimin në NATO.
Ndër të tjera ai tregon sesi në 2005, pasi PD erdhi në pushtet, Fatmir Mediu e kishte telefonuar që të bisedonte me Besnik Baren dhe t’i kërkonte të drejtonte SEDM-in, ministerial për mbrojtjen e Europës Juglindore.
“Kur shërbeja në ambasadën e Paris, në 1994, kur Shqipëria paraqiti kërkesën zyrtar për anëtarësim në NATO. Në një darkë me ambasadorin çek, folëm për këtë çështje. Shqipëria ishte i pari vend ish-komunist që kishte paraqitur kërkesë dhe kjo përbënte kuriozitet për vendet që merreshin me marrëdhëniet ndërkombëtare. Pse Çekia hezitonte të paraqiste kërkesën e vendit të vetë dhe pse Shqipëria e kishte bërë këtë gjë. Ajo që kuptova nga ajo mbrëmje, ishte se në Republikën Çeke, sërish kishte një trashëgimi ndrojtje për t’u integruar në strukturat ushtarake, ndërsa modeli që preferohej ishte Suedia, po në Bashkimin Europian, të shohim për në NATO.
Ajo që mua më duket e rëndësishme të vihet në dukje është se ndërsa politika në këto vende të Europës Qendrore dhe Lindore duhej të binde opinionin publik për rëndësinë dhe natyrën ndryshe që kishte NATO nga eksperienca e tyre ndryshme me Traktatin e Varshavës, në Shqipëri politika duhet të paraprinte një opinioni publik që gjerësisht mbështeste dhe inkurajonte anëtarësimin në NATO.
Episodi i dytë lidhet me fitimin e zgjedhjeve në 2005 nga demokratët. Besnik Bara deri në 2005 kishte qenë zv.ministër i mbrojtjes. Një ditë më merr në telefonon Fatmir Mediu që t’i kërkoja Bares të drejtonte sekretariatin e SEDM, ishte ministerial për mbrojtjen e Europës Juglindore, strukturë kalimtare por shumë e rëndësishme për plotësimin e standardeve për në NATO. Në atë kohë Shqipëria kishte kryesimin e SEDM, Mediu kërkoi ta drejtonte Besnik Bara, sepse ati kishte edhe cilësitë e duhura dhe duhej t’i jepej një vazhdimësi punës dhe në këtë mënyrë unë pashë një koncept që më pëlqeu dhe që u realizua. Procesi i punës dhe reformimit dhe pjesëmarrjes në të gjitha veprimtarinë, ishte koncepti se kjo është një detyrë e përbashkët për të gjithë.
Sot është një moment që të kujtojmë sesa specifika ka patur rrugëtimi i Shqipërisë, në krahasim me vendet e tjera’, tha Mustafaraj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al