Nga Cana tek Uzuni, ja cilët kuqezinj kanë shënuar gol në fazën e grupeve të Championsit

Sep 19, 2024 | 22:52
SHPËRNDAJE

Qazim Laçi shënoi golin e parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

cana

Gjatë mbrëmjes së djeshme, me Spartën e Pragës në Ligën e Kampioneve, mesfushori i Kombëtares ishte protagonist duke tundur rrjetën dhe duke shtuar emrin në listën e futbollistëve shqiptarë që kanë luajtur për ekipin përfaqësues dhe kanë shënuar të paktën një gol në Champions. Duke nisur nga Besart Berisha, ish-sulmuesi i Kombëtares që në vitin 2006, i cili ka shënuar për Hamburgun kundër CSKA-së së Moskës në fazën e grupeve.

I paharruar goli i Lorik Canës në portën e Liverpulit, kur ishte pjesë e Marsejës në Francë. Edhe ish-kapiteni kuqezi ka futur emrin e tij në këtë listë. Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi janë gjithashtu dy shqiptarët që kanë tundur rrjetën në Champions. Mesfushori ka shënuar në vitin 2017, në ndeshjen Bazel-CSKA Moska, ndërsa për Gashin, ai e ka gjetur rrjetën në 2014-n, po me Bazelin në përballjen me Ludogoretcin.

Nuk ka përfunduar sepse Myrto Uzuni është një tjetër lojtar i Kombëtares i cili merr pjesë në këtë listë. Në 2020-n, kur luante për Ferencvaroshin, beratasi shënoi në portën e Juventusit. Një tjetër kuqezi që ka qenë protagonist me gol në Ligën e Kampioneve është Arbnor Muaj. Sezonin e kaluar, anësori ishte pjesë e Antverpit dhe gjeti rrjetën kundër Shahjtorit në fazën e grupeve. Ndërkaq, Qazim Laçi bëhet futbollisti i shtatë i Kombëtares i cili shënon në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura