Nga golat e pësuar te cilësia e lojës, Fonseka duhet të gjejë pesë zgjidhje për Milanin

Oct 15, 2024 | 10:47
SHPËRNDAJE

Paulo Fonseka po përdor ndalesën e Ligës së Kombeve për t’u marrë me çështjet më të mprehta. paulo-fonseca-milan_12783241190x786Shumë lojtarë i mungojnë, e vërtetë, por puna për të përmirësuar vazhdon te kuqezinjtë Zotërimi i topit, futbolli dominues, presioni i vazhdueshëm, “sepse ky ekip me cilësitë që ka, nuk mund të mendojë të luajë larg këtyre parimeve”. Këto ishin premisat e epokës së Fonsekës, koncepte që vetë trajneri i shprehu disa muaj ndërsa Ibra pohonte me kokë duke buzëqeshur pranë tij. Deri tani, le të themi se nuk ka shkuar shumë mirë. Le të shohim çështjet kryesore që trajneri portugez duhet të zgjidhë për ta rikthyer ekipin në rrugën e duhur.

LOJË (JO) DOMINUESE – Pasi e bëri shumë të qartë ditën e prezantimit, Fonseka shpesh përsërit se koncepti kryesor i Milanit të tij është dominimi në lojë. Problemi është se skuadra e tij ia doli ta zbatonte shumë pak dhe në vetëm për disa pjesë ndeshjesh. Për shembull, edhe fitorja 3-0 ndaj Leçes nuk ishte rezultat i fuqisë së tepërt territoriale, por mbi të gjitha i flakëve të një grushti minutash. Derbi u fitua në pjesën e dytë. Nga Leverkusen “Djalli” mund të ishte kthyer në shtëpi me një barazim, por ora e parë e lojës kaloi nën shtypjen e rivalit. Në Firence, zotërimi i topit ishte i lexueshëm dhe qëllim në vetvete, ndërsa në ndeshjet e fillimit të sezonit, zgjedhja për të luajtur sa më shumë në gjysmën e fushës së skuadrës tjetër e ekspozoi skuadrën ndaj kundërsulmeve të shpeshta. Fonseka beson se ka një ekip të aftë për të zhvilluar fazën sulmuese falë driblimit, por sa lojtarë janë në të vërtetë në gjendje të garantojnë një kontekst të ngjashëm? Reijnders, Pulisiç dhe Morata (Benaser është i dëmtuar). Të tjerët janë më të prirur drejt tranzicionit.

MUNDI I SULMIT – Premisë: Morata dhe Abraham nuk mund të qortohen nga aspekti i angazhimit. Dhe trajnerit duhet t’i jepet merita për faktin se Milani, që kur u fut në fushë me dy sulmues, në përgjithësi është përmirësuar. Gjithashtu sepse edhe Alvaro edhe Tami janë bujarë, dy që “përplasen”. Në terma praktike, megjithatë, vetëm disa thërrime mbeten në pjatë: në nëntë ndeshjet sezonale, tre gola së bashku (2 Morata dhe penalltia e Abrahamit) dhe nga një asist secili. Në terma të përgjithshëm, Milani po ofron një prodhim të mirë sulmues në përgjithësi, por nga 16 golat në 9 ndeshje, 7 janë shënuar Venecias dhe Leçes. Ndër detyrat e Fonsekës është edhe gjetja e një mënyre për të armatosur më mirë këmbët e dy sulmuesve. Dhe për sa kohë që lëvizja e topit është e ngadaltë dhe e lexueshme, kjo nuk mund të ndodhë.

MBROJTJA HORROR- Një seri katastrofash taktike, gabime individuale dhe mungesë mirëkuptimi kolektiv bëjnë që Milani kur mbrohet të japë gjithmonë ndjesinë se mund të ndëshkohet. Përshtypja është e qartë nga maja e tribunës, por dukshëm jeton edhe në kokat e lojtarëve, të cilët në fakt e mbajnë topin me frikën se mos gabojnë. Galeria e tmerrit difensiv përfshin të gjithë repertorin: kundërsulme absurde dhe të përsëritura të kundërshtarit (Parma), pakujdesi reparti (goli i parë i Fiorentinës), amnezi individuale (Tomori, sërish në Firence). Duke folur për ndeshjen e fundit, goli i parë i krijuar nga një rivënie anësorë dhe i dyti nga një rivënie e portieri i vënë vulën “gafave” kuqezi. Për momentin, përpjekja për të blinduar prapavijën është si të përpiqesh të kapësh ujë me një rrjetë.

PAPJEKURIA E DISAVE – Sikur të mos mjaftonin gabimet taktike dhe në interpretim, Fonseka po ka edhe një problem të qartë të menaxhimit të grupit. Jo në tërësinë e tij, sigurisht, por në disa elementë. Hernandez dhe Leao janë emblemat, por duhet nënvizuar se francezi është aseti teknik më i rëndësishëm i skuadrës dhe sjellja e tij në Firence është një reklamë e tmerrshme për të gjithë markën kuqezi. Tomori dhe Abrahami gjithashtu lanë përshtypje të keqe ndaj Fiores. E gjithë kjo ndërkohë që trajneri ekspozon projekte të përbashkëta “lidershipi”, për të fuqizuar sa më shumë lojtarë. Ja që ndoshta ky është momenti kur ndëshkimet do të ishin më me vend te promovimet.

BOSHLLËQE NË ORGANIKË – Një aspekt që padyshim nuk i duhet atribuuar trajnerit, por që gjithsesi ndikon në dinamikën e ndeshjeve. Grupi prej 26 lojtarësh (23 lojtarë lëvizës) nuk garanton mbulim total, as zëvendësim adekuat në disa zona të fushës. Shembulli konkret dhe aktual: me skualifikimin e Hernandezit, skuadra nuk ka një alternues të francezit. E njëjta gjë do të ndodhte nëse Fofana do të mungonte. Pa marrë parasysh performancën e ulët të linjave të dyta që janë pjesë e 26- shes. Mision i vështirë: trajneri portugez duhet të gjejë një mënyrë për të kompensuar çdo mungesë të lojtarëve kryesorë dhe për të sjellë rezervistët në formë të pranueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura