Reali i Madridit i kërkon ndihmë his torisë së tij për të eliminuar Mançester Sitin në “Etihad” sonte në mbrëmje që do t’i siguronte një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Skuadra e bardhë nuk e njeh fitoren në pesë vizitat e saj në fushën e Sitit, me një bilanc prej dy barazimesh dhe tri humbjesh, e fundit në sezonin e kaluar ku u shpartallua 4-0 në “Etihad” pasi kishte barazuar në ndeshjen e vajtjes në “Bernabeu” 1-1.
Skuadra e Guardiolës e ka kthyer stadiumin e saj në një kështjellë të pathyeshme deri në atë pikë sa për të gjetur humbjen e fundit të qytetarëve në fushën e tyre duhet të kthehemi më 19 shtator 2018, kur mundej nga Lioni në fazën e grupeve. Pavarësisht precedentëve dhe statistikave, klubi i bardhë apelon për dy informacione për të fituar besim dhe moral përballë betejës kundër Sitit. Nga njëra anë, çerekfinalet janë një tur i favorshëm për Madridin. “Los blancos” nuk eliminohen në këtë fazë që nga viti 2004, kur u eliminuan nga Monako.
Precedenti tjetër ishte në rrugën drejt Championsit të tetë, në vitin 2000. Madridi i Del Boskes u takua me Junajtidin kampion në fuqi me titullin e çmendur në “Camp Nou” kundër Bajernit. Në çerekfinale, pas barazimit 0-0 në Madrid, Reali shkoi të fitonte 2-3 në “Old Trafford”. Madridi i shkoi deri në fund ku mundi Valencian në finalen e Parisit (3- 0). Në sezonin 2001-2002, Reali eliminoi Bajernin kampion në fuqi në çerekfinale. 12 vjet më vonë, në vitin 2014, Reali arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë, ku përfundoi duke ngritur “La Décima” (të dhjetën), duke eliminuar Bajernin e Guardiolës. Skuadra bavareze një vit më parë u shpall kampion në Londër kundër Dortmundit.
Precedenti i fundit është ai i vitit 2022 kur Madridi eliminoi Çelsin kampion në fuqi në çerekfinale. Skuadra e Tuhelit kishte ngritur Ligën e Kampionëve të dytë në historinë e saj kundër Sitit në finalen e Portos. Madridi shkoi të fitonte të 14-tën kundër Liverpulit në Paris 1-0.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al