Pedagogia dhe dermatologia, Loreta Kuneshka në një intervistë ka ndarë këshilla në prag të sezonit veror, ku tha se të gjithë nuk duhet të harrojnë kremin SPF dhe të jenë të kujdesshëm për mbrojtjen e lëkurës.
Dermatologia tha prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për t’i mbrojtur fëmijët duke mos i lejuar që të qëndrojnë gjatë në diell, pasi djegia e lëkurës mund të bëhet shkak për të ardhmen për kancerin e lëkurës dhe t’i lërë shenja.
Sakaq shtoi se të rinjtë nuk duhet të përdorin vajra nxirës pasi mund të bëhen faktor për sëmundje dermatologjike dhe kancer lëkure dhe duhet të kenë një nxirrje graduale, duke shfrytëzuar të gjithë sezonin e plazhit.
Pjesë nga biseda:
Si mund të trajtohet djegia e lëkurës nga dielli?
Ka kremra të cilët ndihmojnë, në lidhje me djegiet e shkallës së parë dhe të dytë, pa kaluar tek e treta pasi tek kjo mund të ketë nevojë për ndihmë më të specializuar. Kurë natyrale është trajtimi me kos, por efektin e jep të moderuar deri sa të shkohet në qendrën shëndetësore më të afërt. Fëmijët duhet të eliminojnë orarin deri në 4, të shfrytëzojë periudhën 8 me 12. SPF përdoren në bazë të lëkurës. Ka shumë problematika, na vijnë shumë fëmijë që janë të djegur nga dielli sepse prindërit thonë se e lyejnë por ajo duhet përsëritur çdo 3 orë dhe mos t’i lejojnë në orare të rrezikshme.
Cilat janë pasojat?
Dëmtohet lëkura, dhe është një ndër faktorët që në të ardhmen të bëhet kancer lëkure dhe të lënë shenja, nëse grada e djegies ka qenë e lartë.
Me të rinjtë dhe moshat e treta?
Të rinjtë janë më të ndërgjegjshëm, por nuk do rekomandoja vajrat që përdorin për t’u nxirë pasi nuk kanë SPF, dhe dëmtojnë lëkurën dhe krijojnë premisa që në të ardhmen lëkura të jetë e ndjeshme për sëmundje dermatologjike dhe kancer lëkure. Duhet të shfrytëzojnë 2 muaj në plazh, dhe jo të nxihen menjëherë. Atëherë do kenë një nxirrje më graduale dhe të sigurtë. Na vijnë me probleme nga një myk që merret nëpër plazhe, dhe nëse nuk mjekohet nuk ikën asnjëherë. Në dimër bie në qetësi.
SPF nuk duhet të mungojë sa herë dalim nga shtëpia, tek fytyra dhe qafa në çdo stinë. Të jenë të kujdesshëm, të mbrohen me kapele, syze dielli dhe freskim të herëpashershëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al