Siç ndodh në shumicën e librave të tij, Ben Blushi merr personazhe reale dhe i vendos në një kontekst tjetër historik apo në rrethana të cilat ata nuk kanë jetuar. Në romanin e tij të dytë me titull Otello Arapi i Vlorës, Blushi ka huazuar personazhin klasik të Sheksipirit, Otellon, një gjeneral me ngjyrë të Republikës së Venecias, të cilin e ka shndërruar në një skllav që vjen rastësisht në Vlorë më pronarin e tij.Më parë ka vepruar kështu edhe në romanin Të jetosh në Ishull me Skënderbeun,Ali Pashën etij.
Këtë teknikë e cila e bën edhe më të çudtitshëm dhe tërheqës stilin e tij letrar Ben Blushi e ka përdorur edhe në romanin e fundit Komploti i cili ka krijuar shumë debat ditët e fundit për shkak të parashikimit se Shëngjini mund të kthehet në një qytet refugjatësh pas disa vitesh.
Më poshtë disa nga personazhet realë mes shumë personazheve që Ben Blushi ka tek “Komploti”.
Mohamed Durrani
Mohamed Durrani, është një afgan i cili në libër zgjidhet Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë në vitin 2043. Ai është pinjoll i dinastisë Durrani e cila ka egzistuar vërtet në Afganistan. Themeluesi i kësaj dinastije e cila për kohën përfshinte një territor tre herë më të madh se gjithë Evropa, ka qenë Ahmed Shah Durrani që në vitin 1747, duke bashkuar shumë fise nomade kishte krjijar Afganistanin modern. Mohamed Durrani martohet me një shqiptare katolike dhe bën një organizon clirimin e Kosovës nga serbët, shkak për të cilin lind edhe Komploti.
Lavi Elton
Lavi Elton është një personazh i krijuar nga Blushi, një çifut i pasur që jeton në Shqipëri dhe që në një moment të caktuar të romanit bllokon gjithë naftën e Shqipërisë për të ndaluar pushtimin e Kosovës nga Mohamed Durrani. Por Lavi Elton, është nipi i një pesronazhi real, i një gazetari anglez me origjinë hebreje i cili në vitin 1935 propozoi që shteti i Izraelit të vendosej në Shqipëri. Leon Elton udhëtoi në Ballkan dhe ka bërë një reportazh të gjatë për Shqipërinë dhe avantazhet e saj si një territor i përshtatshëm për t’u kthyer një shtet hebre. Propozimi i tij nuk u morr parasysh nga Kongresi Hebre që vendosi disa vjet më vonë që shteti i Izraelit të vendosej në tokat e Palestinës ku është sot dhe jo në Shqipëri.
Leonid Trocki
Leonid Trocki është personazhi kryesor i Komplotit, njeriu që kërkon të shmangë Luftën e Tretë Botërore duke rikthyer komunizmin në botë. Leonid Trocki si një personazh i krijuar, është nipi i Leon Trockit, komunistit të famshëm rus, zbatuesit të revolucionit të Tetorit bashkë me Leninin. Në vitin 1913 një gazetë e Kievit e dërgoi Trockin në zonat shqiptare të Maqedonisë së sotme, për të bërë një reportazh për masakrat serbe mbi popullsinë shqiptare. Ky është një fakt i vërtetë. Këtu është edhe lidhja që ka bërë Blushi mes Trockit real dhe nipit të tij imagjinar tek Komploti.
Lana Sator
Lana Sator apo më saktë Svetlana Timofeeva është një fotografe ruse e cila u arrestua në një uzinë ushtarake në Gramsh në vitin 2022 dhe u akuzua si spiune. Lana Sator është emri i artit i kësaj fotografeje të njohur e cila ka fotografuar shumicën e fabrikave dhe impianteve të Bashkimit Sovjetik në gjithë Lindjen përfshi edhe Shqipërinë. Ky ishte dhe pretendimi i saj kur u kap në Gramsh dhe më pas u gjykua si agjente. Te Komploti, Blushi e ka marrë këtë personazh real dhe e ka nxjerrë nga burgu duke e martuar me Leonid Trockin në Shqipërinë e vitit 2044, pasi ajo kishte dalë nga burgu për spiunazh.Lana Sator luan një rol kyc për të cuar përpara idenë e Troickit për rikthimin e komunizmit në botë.
Raul Fico
Një nga pesonazhet më të rëndësishëm tek Komploti është Raul Fico një diplomat që në libër zgjidhet Kryeministër në Shqipërinë e vitit 2044. Raul Fico është nipi i diplomatit të njohur dhe ish ministrit të jashtëm të Shqipërisë Rauf FIco. Ky i fundit ka qenë shumë aktiv në vitet mes dy Luftërave Botërore për të shmangur pushtimin e vendit dhe Italianët kur pushtuan Shqipërinë e mbajtën të internuar disa vjet derisa vdiq. Raul FIco, i jep një drejtim të papritur Komplotit të Blushit.