Nga largimet e bujshme te problemet fizike të yjeve bavareze, si paraqitet situata te Gjermania

Sep 4, 2024 | 15:51
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi Joshua Kimish u emërua kapiten i ri, filloi përgatitja sportive e kombëtares e Gjermanisë në kuadrin e ndeshjes hapëse të Ligës së Kombeve kundër Hungarisë.juiPROBLEMET – Edhe pse të 23 lojtarët fillimisht morën pjesë në seancën e parë stërvitore, Xhamal Musiala nga Bajerni përfundoi vetëm programin e ngrohjes. Më pas 21-vjeçari pushoi për shkak të menaxhimit të stresit. Joshua Kimish dhe Aleksandar Pavloviç, të cilët ishin të dy në aksion për ekipin bavarezëv në Bundesligë të dielën në mbrëmje, gjithashtu u tërhoqën herët nga stërvitjet.

FILOZOFIA E TRAJNERIT – Nagelsman theksoi se nuk janë planifikuar ndryshime thelbësore në sistemin e lojës në ditët në vijim. Në vend të kësaj, ata duan të bazohen në kontingjentin nga kampionati i fundit europian dhe të konsolidojnë më tej konceptet e zhvilluara: “Ne nuk do të bëjmë asgjë të re në këtë kurs, por do të përpiqemi t’i konsolidojmë gjërat. Ne dolëm mirë në Kampionatin Europian, por ende mungojnë disa detaje përpara se të arrijmë perfeksionin. Jemi të bindur për përmbajtjen e asaj që kemi filluar”, shpjegoi Nagelsman së fundmi.

TË LARGUAR – Pavarësisht vazhdimësisë në sistemin e lojës, trajneri i kombëtares duhet të plotësojë të paktën tri pozicione, sepse anëtarët e rregullt të Kampionatit Europian, Manuel Nojer, Toni Kros dhe Ilkai Gyndoan nuk janë më pjesë e skuadrës. Tashmë është e qartë se Mark-Andre ter Shtegen do të zëvendësojë Nojerin në portë. Paskal Gros është diskutuar si kandidat për pozicionin e Kros në mesfushë: “Paskal është një nga lojtarët që mund ta bëjë këtë mirë. Ai luan një rol të ngjashëm në Dortmund si Toni me ne”, pohoi Jualin.

Nagelsman e la ende të hapur se kush do të marrë rolin e Gyndoan në mesfushën ofensive. Lojtari i Shtutgartit, Angelo Stiler u shfaq për herë të parë në stërvitje. 23-vjeçari është i vetmi i sapoardhur në grupin e Gjermanisë. “Angelo mbulon shumë detyra në fushë me një cilësi të lartë. Ai luajti një sezon shumë të mirë në Shtutgart dhe meriton të jetë në ekipin kombëtar”, tha trajneri i “Pancerave”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura